Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Kosova nis negociatat rreth vaksinës për koronavirus

Posted on by admin

Kosova nis negociatat rreth vaksinës për koronavirus

Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vaksina potenciale kundër koronavirusit. Njëzetenjë vaksina janë në fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t’i sigurojnë ato.

Vendet më të vogla dhe të varfra në përgjithësi përpiqen të sigurojnë vaksinën përmes skemave të përbashkëta ndërkombëtare, siç është COVAX, e udhëhequr nga OBSH-ja, Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike (CEPI) dhe Gavi (Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin).

Deri më tani, 90 vende të varfra i janë bashkuar këtij projekti, dhe 75 të pasura kanë shprehur qëllimin e tyre për ta financuar atë. Sipas OBSH-së, këto shtete së bashku përbëjnë 60 për qind të popullatës botërore.

Kjo iniciativë synon të dërgojë në vendet pjesëmarrëse 2 miliardë doza të vaksinës që miratohet kundër sëmundjes COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi, deri në fund të vitit 2021.

Sidoqoftë, ende nuk ka një vaksinë të aftë për të mbrojtur miliarda njerëz, njëherësh për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19, që ka marrë më shumë se 650 mijë jetë njerëzish.

Paralajmërimet janë që një vaksinë e tillë mund të dalë në fund të këtij viti.

Zëdhënësi i Ministrinë së Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Faik Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke punuar në drejtim të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19, në momentin kur ajo të zbulohet.

“Ministria e Shëndetësisë është duke bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë (OBSH dhe UNICEF) në mënyrë që në momentin që vaksina prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, të mund të sigurohet për mbrojtje të qytetarëve të Kosovës nga COVID-19”, thotë Hoti.

Numri i vaksinave, shton Hoti, do të tentohet të jetë sa më i madh në mënyrë që në rast të një vaksinimi eventual të mbulohet secila kategori e popullatës që bie në grupet e rrezikut.

Sipas tij, në grupet e rrezikuara hyjnë: të sëmurët kronikë, personat e moshuara, gratë shtatzëna dhe kategoritë tjera që janë më të ekspozuara ndaj virusit, përfshirë këtu edhe personelin shëndetësor.

Sa u përket mjeteve financiare, të cilat do të ndahen për vaksinën COVID 19, apo për çështjet tjera që përfshihen në planin e vaksinimit, Hoti thotë se këto janë detaje teknike dhe pasi që ende është faza kur nuk është zbuluar kjo vaksinë, duhet pritur që të jepen më shumë detaje.

“Planet e vaksinimit zakonisht diskutohen me partnerët siç është OBSH dhe UNICEF dhe praktikat nga vitet mëhershme, sidomos nga viti 2009, na kanë mësuar që Kosova edhe në atë kohë vaksinën kundër virusit A-H1N1, i njohur si gripi i derrave, i pati siguruar përmes këtyre rrugëve, pra përmes partnerëve që janë organizata të njohur që veprojnë në nivel ndërkombëtar në fushën e shëndetësisë”, thotë Hoti.

Deri më tani, shton Hoti, partneriteti me organizatat ndërkombëtare si UNICEF dhe OBSH ka qenë strategjik.

HOME NEWS

Recent Posts

  • Vjeshta, koha më e mirë për të humbur peshë
  • Zgjidh Një Pemë Të Lumturisë Dhe Zbulo Çfarë Do Të Pret Së Shpejti
  • Kush qau e kush qeshi për largimin e Ildës nga ‘Love Island Albania’?
  • Dy shenjat e horoskopit që do të kenë para në vjeshtën e vitit 2023
  • Banjska serbe, dikur shqiptare: manastiri ishte xhami dhe ja kush hoxhë shërbente
September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Aug    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT