Romina Aliaj, këngëtare e muzikës popullore ka qenë e ftuar në “Ora Verore”, në një intervistë me gazetarin, Ronaldo Sharka.
Si këngëtare e muzikës popullore, Ronaldo e pyeti Rominën për jetën personale, e ndërsa kjo e fundit i tha se është single, Ronaldo insistoi duke e pyetur nëse e ngacmojnë kur këndon nëpër dasma.
“Më ka ndodhur me dhëndrin, është një tm err! Më ndodhi që më shikonte dhëndri ditën e dasmës, nuk m’i ndante sytë dhe u ndjeva shumë keq, nusja e pa të gjithë situatën. Mundohesha të ktheja kurrizin, të këndoja nga nusja dhe njerëzit, situatë e sikletshme”- u shpreh Aliaj