Zakonisht rrjetet sociale i përdor për të shfaqur momente të lumtura, por kësaj radhe Fiori Dardhës iu desh të jepte një lajm të trishtë. Disa orë më parë, moderatorja ka ndarë me ndjekësit hidhërimin e humbjes së të ëmës.
Përkrah një fotoje të nënës së saj, Fiori i ka drejtuar disa fjalë prekëse.
“Po tani mam’? Po tani?!
E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.
Fluturo lart, shumë lart zemra jonë!
Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!
Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!
Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime!
Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja!
Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur!
Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë!
Të duam, mam’!”