Edhe mjeket shqiptare e kane vecuar si detaj se koronavirusi i ri duket se i zgjedh njerezit.
Godet disa njerëz më rëndë e të tjerët me lehte. Për pasojë, disa kanë vetëm simptoma të buta, ndërsa të tjerët duhet të shtrohen në spital, e të perfundojne edhe te intubuar.
Disa studime, një prej të cilave është botuar në revistën The New England Journal of Medicine, sugjerojnë po ashtu se personat me grupin e gjakut A mund të kenë rrezik më të lartë nga të sëmurët me COVID-19 dhe nga simptomat e rënda, ndërsa njerëzit me grupin e gjakut 0 mund të kenë rrezik më të ulët dhe simptoma më të buta.
Megjithatë, shkencëtarët që kanë punuar në studim, thonë se nuk do t’i thoshin kurrë dikujt që ka grupin 0 të gjakut që të rrijë i qetë, sepse ka më pak rrezik nga infeksioni.
Çfarë ndikimi kanë grupet e gjakut?
Grupet e gjakut i ka zbuluar imunologu dhe patologu austriak, dr Karl Landsteiner, dhe për këtë ka fituar Çmimin Nobel në vitin 1901.
Grupi i gj.akut përcaktohet gjithashtu nga faktori Rh – një proteinë e trashëguar që gjendet ose nuk gjendet në sipërfaqen e rruazave të kuqe të gjakut.
Ekzistojnë tetë grupe të mundshme parësore të gjakut, edhe pse ka edhe disa shumë më të rralla.
Grupi i gjakut A është më i përhapuri në botë dhe ai ndiqet nga grupi i gjakut 0.
Sikurse edhe tiparet e tjera gjenetike, grupi i gj.akut trashëgohet nga prindërit.
Edhe hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se grupi i gjakut ka ndikim në disa sëmundje. Për shembull, një studim ka treguar se njerëzit me grupin e gjakut B kanë rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit, ose njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë rrezik më të ulët të v.dekjes nga malaria, por janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit me norovirus.
Në studimin e botuar në The New England Journal of Medicine, që përqendrohet në grupet e gjakut dhe në COVID-19, studiuesit kanë ekzaminuar 1,610 pacientë me probleme në frymëmarrjes për shkak të COVID-19 në Itali dhe Spanjë – në rajonet ku koronavirusi ka goditur më rëndë: Millano, Monza, Madrid, San Sebastian dhe Barcelonë.