Qeveria sot në mbledhje e konfirmoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshime të Ligjit për mbrojtje sociale, me të cilin parashihet që mundësinë e shërbimit asistencë personale ta shfrytëzojnë edhe fëmijë të moshës gjashtëvjeçare me kapacitet të ulur funksional me qëllim që të mundësohet ndihmë individuale dhe mbështetje edhe të fëmijëve për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, informon shërbimi për informim i Qeverisë.
Mbështetje do të mund të shfrytëzohet për qasje në institucione arsimore, qendrat për rehabilitim dhe përfshirje në bashkësi, të cilat një fëmijë pa pengesa zakonisht i nën pa mbështetje. Me ndryshimet e propozuara pritet që 200 fëmijë të marrin shërbim të asistencës personale edhe atë prej 80 orëve gjatë një muaji. Propozim ligji në procedurë të rregullt do të dorëzohet në Kuvend.
Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria sot e miratoi edhe Propozim-programin për zhvillim të veprimtarisë për mbrojtje të fëmijëve si dhe propozim-programin për realizim të mbrojtjes sociale, të cilat përfshijnë pagesë të mjeteve për pagesën e kompensimeve të dhjetorit nga sfera e mbrojtjes fëmijërore dhe sociale.