Anxhelina Hadërgjonaj ditë më parë u rikthye sërish në industrinë muzikore.
Përmes baladës “Precious” ajo mahniti mijëra admirues të muzikës së saj, të cilat për vite me radhë kishin pritur një projekt nga ana e saj.
Pas suksesit që pati, Anxhelina tashmë po mban të azhurnuar fansat me postime nga përditshmëria.
Gjatë paraqitjeve, ajo padyshim që shpenzon një ton parash, duke kuruar pothuajse çdo detaj në dukjen e saj.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Shqip.Closet ka publikuar shumën e veshjes dhe aksesorëve të një imazhi të fundit të bukuroshes brune.
Gjithsej ajo ka shpenzuar 164.760 euro, derisa çmimin më të lartë e posedojnë aksesorët e vendosur në dorë.
Anxhelina dukej e mrekullueshme në po të njëjtin postim, duke bërë që fansat ta admirojnë edhe më shumë.