Dhjetë laboratore private janë licencuar për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2 nga Ministria e Shëndëtësisë.Për kryerjen e testeve për COVID-19 këtë javë kanë filluar punën 33 laboratore të tjera private në Kosovë.
Dje në konferencë për media Armend Zemaj, Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës do të monitorojn[ të gjitha laboratoret.Më 5 korrik Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë pati deklaruar se u jep leje edhe Institucioneve private të kryejnë testime për COVID-19, mirëpo ato duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe pastaj të u jepet leja për kryerjen e testeve.Më poshtë gjeni listën e laboratorëve të rinj të licensuar.
