Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Putin: Vajza ime është vaksinuar

Posted on by admin

Rusia thotë se ka gati vaksinën ndaj koronavirusit, Putin: Vajza ime është vaksinuar

Rusia thotë se ka gati vaksinën ndaj koronavirusit, Putin: Vajza ime është vaksinuar
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia e ka gati vaksinën për Covid-19 dhe e ka testuar prej pothuajse 2 muajsh. Putin tha që vaksina i ka kaluar të gjitha kontrollet e kërkuara, duke shtuar se e ka bërë edhe vajza e tij.

“Unë mendoj se në njëfarë kuptimi ajo mori pjesë në eksperiment. Pas injektimit të parë, temperatura e saj ishte 38 gradë, të nesërmen 37.5. Pas injektimit të dytë, temperatura e saj u rrit pak, pastaj përsëri u kthye në normalitet”, – tha Putin, pa specifikuar se për cilën nga dy vajzat e tij bëhej fjalë.

Është diçka e rrallë që Vladimir Putin të flasë publikisht për vajzat e tij – të quajtura Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova – pasi jeta e tyre ka qenë gjithmonë larg vëmendjes së mediave.

Vladimir Putin dhe vajza e tij, Maria Putin
Zyrtarët rusë kanë thënë se planifikojnë të fillojnë vaksinimet masive në tetor.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime për kohën e shkurtër që i është dashur Rusisë të arrijë në një vaksinë.

Mes frikës se mund të përbënte rrezik, Organizata Botërore e Shëndetit i kërkoi Rusisë javën e kaluar të ndiqte udhëzimet ndërkombëtare për prodhimin e një vaksine kundër Covid-19. Aktualisht, vaksina ruse nuk është në listën e OBSH-së me gjashtë vaksina që kanë arritur në fazën e tre provave klinike, të cilat përfshijnë testime më të përhapura tek njerëzit.

Ndërsa ministri rus i shëndetësisë, Mikhail Murashko tha të martën se vaksina ishte “vërtetuar e efektshme dhe e sigurt”, duke e quajtur një hap të madh drejt “fitores së njerëzimit” mbi Covid-19.

Megjithatë, Instituti Gamaleya në Moskë, i cili ka zhvilluar vaksinën, nuk ka publikuar të dhëna sigurie ose imuniteti nga studimet e tij. Kjo e bën të pamundur që shkencëtarët e pavarur të bëjnë një vlerësim.

Muajin e kaluar, eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Amerikë, Dr. Anthony Fauci, shprehu dyshime për ashpërsinë e procesit të testimit në përpjekjet e shpejta për vaksinën në Rusi dhe Kinë.

HOME Shëndeti

Recent Posts

  • Xhensila sjell foto me barkun e rrumbullakosur, edhe më e bukur në shtatzëninë e dytë
  • Emina Cunmulaj anëtare e jurisë në “Miss USA 2023”
  • Arjan Konomi shqetëson ndjekësit me paraqitjen e tij
  • “Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me ata që më bënin keq”. Mesazh që duhet ta lexojnë të gjithë
  • Nëse keni AKNE në këto pjesë të trupit, mund të jetë shenjë e këtyre sëmundjeve të rënda
September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Aug    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT