Cristiano Ronaldo është transformuar në një zhytës profesionist.
Ylli i Juventusit ka publikuar në rrjetet sociale videon e një zhytjeje dhe ka shkruar: “Mëngjesin e sotëm jam zgjuar dhe kam pyetur veten: çfarë ndodh në fund të detit? Më quani Poseidon”.
CR7 ka zbuluar edhe thellësinë e arritur: 14 metra. Por, më pas, ka këshilluar ndjekësit e tij: “Ju lutem, mos provoni ta bëni”.