Mediat italiane raportojnë se Cristiano Ronaldo me siguri do të largohet nga Juventus këtë verë.
Juventus ka probleme financiare dhe janë të gatshëm të shesin portugezin 35-vjeçar sepse janë të vetëdijshëm se kjo është shansi i fundit për të fituar para nga largimi i tij.
Trajneri i ri Andrea Pirlo nuk do të kundërshtojë largimin e tij, dhe mediat italiane pretendojnë se “Bianconeri” e kanë vendosur tashmë çmimin.
Përkatësisht, Juventus është gati të lirojë Ronaldon për 60 milion euro, shumë që Paris Saint-Germain është gati të paguajë.
Do të lejojë që Juventus të sjellë një yll të ri të madh në sulm sepse do të shpëtojë nga paga e lartë e Ronaldos, i cili fiton 33 milion euro në sezon në Torino.