Kryeministri anglez Boris Johnson ka zgjedhur një shtëpi modeste me tri dhoma dhe një banjë në Skoci për të pushuar. Tabloidi britanik, Daily Mail ka nxjerrë fotot nga shtëpia, e cila siç shihet ështe tejet e thjeshtë, ndërsa jashtë ka edhe një çadër.
Pavarësisht se ka qenë me pushime, Johnson është marrë me rrjetet sociale për temat që shqetësojnë britanike. Por kjo sërish nuk iu ka mjaftuar mediave.
Mediat kanë shkruar me tone të forta kritike për Johnson se pse nuk ndodhet në zyrë në këto momente kur vendi është duke luftuar me koronavirusin. Në fakt shqetësimi ka qenë arsyeja pse kryeministri nuk i ka lejuar që të bëjnë foto të pushimeve të tij, pasi paraardhësit nuk e kanë patur problem këtë gjë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Një model ky shumë larg atij ballkanas apo shqiptar, ku kryeministri pushoi për ditë me radhë në Folie Marine në Jalë, kur qytetarët e tij u torturuan në diell për 5 ditë në Kakavije.