Kellyanne Conway, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një deklaratë, zonja Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t’u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre “më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës”.
Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike. Ajo shtoi se vendimi i saj ishte “plotësisht zgjedhja e saj”, dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme “me kohë”.
Burri i saj George është një bashkëthemelues i Projektit The Lincoln – një komitet republikan për veprim politik që punon për të parandaluar rizgjedhjen e presidentit Trump në vitin 2020.
“George dhe unë nuk jemi dakord për shumë gjëra, por ne jemi të bashkuar për atë që ka më së shumti rëndësi: fëmijët tanë”, tha ajo.