Për masen që e kemi në foto na nevoiten 2 litra qumësht dhe 1 lugë e gjellës bar djathi ( maj).
Masën e qumështit e hedhim në një ene te thellë dhe e ngrohim pastaj e largojmë dhe ia hedhim majen e djathit pastaj e perziejm mirë e mirë dhe pas 10 min kemi fituar masën e trashë por të lëngshme të djathit.
Këtë mase e hedhim në një these të kullohet mirë dhe sipër ia vendosim nje objekt të rëndë me qëllim që ti dalë lengu i tepruar.
E lëme të kullohet deri të nesërmen dhe e marrim e presim në kube duke i hedhur krip sipas shijes dhe mund të konsumohet menjeher.