Në botën e sotme të biznesit ju duhet të punoni shumë. Ish drejtori i kompanisë Yahoo deklaroi në një intervistë se nuk është problem të punoni 130 orë në javë, nëse me mençuri planifikoni kohën për të fjetur, dush, etj.
Njerëzit ambiciozë duan shumë të dëshmojnë veten e tyre dhe të jenë të gatshëm të punojnë shumë për të arritur atë që dëshirojnë. Ata punojnë shtatë ditë në javë dhe madje edhe kur nuk u duhet, dëshirojnë të kryejnë një detyrë. Ata janë aq të përkushtuar për punën, sa ndonjëherë nuk kujdesen as për veten e tyre.
Puna e palodhur dhe ritmi i shpejtë që na imponohet na bën të harrojmë shumë gjëra, veçanërisht shëndetin dhe arsyen tonë, dhe këto dy gjëra janë shumë të rëndësishme në funksionimin tonë.
Këta lloj njerëzish vazhdimisht mendojnë për punë dhe ndonjëherë është vërtet e vështirë për ta të pushojnë.