Disa foto të reja të modelit 6.7-inç iPhone 12 Pro Max sugjerojnë se pajisja flagship do të ketë ekran 120Hz dhe një skaner LiDAR.




Publikuar nga insajderi Jon Prosser, fotot janë të një modeli prodhimi të iPhone 6.7-inç. Në aplikacionin Settings fshihet një opsion i ri “Enable LiDAR CA”, “Enhanced Night Mode”, dhe “Video Modes.”
Madje është edhe një opsion për të aktivizuar frekuencën e lartë “Enable High Refresh Rate.” Krahas tij është edhe një tjetër “Enable Adaptive Refresh Rate” që do të thotë se përdoruesit mund të zgjedhin ose të mbajnë gjithnjë ndezur frekuencën e lartë 120Hz ose telefoni ta aktivizojë vetë sipas situatës.