Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, njihet për luksin dhe stilin e saj të jetesës.




Ajo është aktive në rrjete sociale, duke u servuar fansave një ‘pasqyrë’ të jetës së saj e përditshmërisë.
Së fundmi, njëra nga sallonet e ondulimit ka ndarë një imazh të artistes shqiptare, në të cilën prezantoi një nga dukjet e 26 vjeçares në klip.
Morena erdhi joshëse në bikini të zeza, derisa linjat trupore i kishte vënë në fokus.
Një fotografi të tillë e ka ndarë edhe në Instagramin e saj, duke bërë kështu të pëlqehet me këtë stil mjaft shumë edhe nga miqtë dhe ndjekësit e saj.
Këto imazhe mund të jenë të shkëputura nga projekti i ri që do ta sjell së shpejti me reperin Stresi.