Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, lidhja e të cilëve u zbulua gjatë periudhës së karantinës.




Tanimë, si Oriola dhe Erosi janë treguar të hapur me lidhjen e tyre. Ata kanë publikuar mjaft foto së bashku dhe nuk kanë munguar komentet romantike që ata kanë bërë në fotot e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Erosi ka hedhur një foto në të cilën shfaqet me Oriolën duke u puthur në ashensor. Futbollisti e ka vendosur këtë foto profili në Instagram, duke e bërë dhe më zyrtare lidhjen me modelen.