Arkivolet njihen si paisje të frikshme dhe me të drejtë. Një banor i Forinës ka denoncuar pamjet që ka hasur tek rruga Çajlë – Forinë. Një arkivol bosh gjysmë i hapur, i lënë ashtu në skaj të rrugës.
“Pershendetje ! Isha sot duke ecur rrugës Forinë – Çajlë, dhe befas papritur rrugës, në njërën ane te rruges pashe nje arkivol bosh. Si ka mundesi, qe askush nuk mban pergjegjesi për kete. Po ta shifni qarte duket arkivoli bosh ne skaj te rruges, dicka e pazakonte pë rrethin tonë ”, – është ky denoncimi i djalit, i cili kërkon që të merren masa.
Një gjë e tillë i jep një pasqyrë jo të mirë Gostivarit pa marrë parasysh nga kush janë hudhur.
Ka qenë e udhës që arkivoli të dorëzohet aty ku e ka vendin në mënyrë që të mos jap një pasqyrë të rëndë dhe të frikshme për kalimtarët.
Ndër të tjera në këto vende kalojnë edhe fëmijët tek të cilët mund të shfaqin ndjenja të frikëshme.