Blerim Nokajt, i dyshuari për grabitje në Gjakovë, i ështe caktuar paraburgimi prej një muaji.I njëjti është ekstraduar nga Itali për në Kosovë për veprën që dyshohet se është kryer në vitin 2013.Paraburgimi i është caktuar për vepër penale të grabitjes me pasoja të vdekjes.




Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi Gjykatës së Gjakovës, Lekë Muqaj.“I dyshuri me inicialet B.N. është arrestuar në Itali me urdhërarrest ndërkombëtar. Sot me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji dhe i njëjti ka qenë në arrati që nga viti 2013. Ai dyshohet për vepër penale të grabitjes me pasoja të vdekjes”- tha Lekë Muqaj.