Vaksina e CanSino Biologics ’(6185.HK), e aprovuar për përdorim ushtarak në Kinë, është një formë e modifikuar e adenovirusit të Tipit 5, ose Ad5. Kompania është në bisedime për të marrë miratimin e urgjencës në disa vende para se të hyjë në provat e shkallës së gjerë, njoftoi Wall Street Journal.




Një vaksinë e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, i miratuar në Rusi në fillim të këtij muaji, me gjithë testimin e kufizuar, bazohet në Ad5 dhe një adenovirus të dytë më pak të zakonshëm, raporton reuters.
“Ad5 më shqetëson vetëm sepse shumë njerëz kanë imunitet”, tha Anna Durbin, një studiuese e vaksinave në Universitetin Johns Hopkins. “Unë nuk jam e sigurt se cila është strategjia e tyre…ndoshta nuk do të ketë 70 për qind efikasitet. Mund të ketë 40 për qind efikasitet dhe kjo është më mirë se asgjë, derisa të shfaqet diçka tjetër”, shtoi ajo.
Vaksinat shihen si thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë që ka marrë jetën e 845 mijë njerëzve në të gjithë botën.