Një afroamerikan është qëlluar për vdekje nga një nëpunës policor në Uashington, kumtoi policia lokale, me ç’rast banorët janë mbledhur për të protestuar.
“Në vendngjarje është gjetur armë zjarri”, thuhet në kumtesën e policisë.
Shefi i policisë lokale Piter Njuzam deklaroi se të shtënat u zhvilluan në kryeqytet, pranë bazës detare Anakostia. Zyrtarët e zbatimit të ligjit iu afruan automjetit në të cilin ishin ulur burra për të bërë ekspertizë. Autoritetet dyshuan se ishin të armatosur. Në atë moment, të dyshuarit u hodhën nga automjeti dhe filluan të arratisen. Pastaj, një nga policët qëlloi mbi burrin në arrati. Viktima u dërgua në spital, ku mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën.
“Ne konsiderojmë se i dyshuari kishte armë”, theksoi Njuzam.
Një grua e paidentifikuar mund të dëgjohet në incizimin nga konferenca për shtyp duke thënë se viktima ishte vetëm 17 vjeç dhe se nuk ishte i armatosur. “E papranueshme”, thirri ajo kur Njuzman përfundoi me deklaratën e tij.
Mediat lokale njoftojnë se qytetarët po protestojnë para stacionit të policisë në qytet dhe po kërkojnë përgjigje për të shtënat./MIA