Një detaj mori gjithë vëmendjen në paraqitjen e Georginës në Festivalin e Filmit në Venecia.




Partnerja e mrekullueshme e superyllit të futbollit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez u shfaq në festivalin e filmit në Venecia, ku shkëlqeu me veshjen e saj.
Por, diçka nuk shkoi si duhet për shkak se bukuroshja në fjalë si duket harroi të ia heqë tiketën rrobave të saj dhe ky detaj u ra në sy paparacëve që ishin të pranishëm në atë ngjarje të rëndësishme.
Sidoqoftë ajo dukej si një zonjë e vërtetë në kostum të bardhë, të kombinuar me një palë këpucë me po të njëjtën ngjyrë.