Bebe Rexha është gati të rikthehet fuqishëm me ushtrime dhe ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë.




Ylli i muzikës pop njoftoi se është gati të nisë të kujdeset për veten që nga e hëna pasi festoi ditëlindjen për një javë të plotë.
Artistja shqiptare ndërkohë më 30 mars mbushi 31 vjet dhe me këtë rast organizoi një festë në shtëpinë e saj, në Los Angeles.
“Shpresoj që jam në formë të mirë”, shkroi Bebe krahas një video.
Vëmendje të madhe në prapaskenë mori edhe ambienti luksoz i shtëpisë së këngëtares Rexha, një apartament i veçantë dhe i dekoruar në çdo detaj.
Sidoqoftë, Bebe e ka potencuar disa herë se ndihet krenare me veten dhe jetën që bën, pavarësisht asaj se çfarë mendojnë të tjerët.



