Gjermania regjistron 1.892 raste të reja me COVID-19




Gjermania ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 1,892 në 255,366, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Shifra sot paraqet rritje nga 1.176 rastet e djeshme. Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me tre në 9,341, tregoi shifra.