Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 në qytetin bregdetar të Durrësit. Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik, me një thellësi prej 5 km dhe magnitudë 3.5. Tërmeti u regjistrua 40 kilometër në perëndim të Tiranës dhe 24 kilometër larg Durrësit.



