Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Maqedonia e Veriut dhe Kosova po diskutojnë hapjen e kufijve

Posted on by admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova po diskutojnë në Shkup gjendjen epidemiologjike me COVID-19, si dhe mundësinë e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve, jo vetëm mes dy vendeve, por edhe më gjerë në rajon.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj para takimit në Shkup me homologun e tij maqedonas, Venko Filipçe, ka folur për gjendjen epidemiologjike në Kosovë duke theksuar nevojën për lehtësira gjatë kalimeve kufitare.

“Ne do të kemi një vlerësim të ri të situatës epidemiologjike. Sigurisht, në Kosovë kemi rënie të numrit të infektimeve, jemi drejt një stabiliteti komod, por duke e rritur përgjegjësinë në zbatimin e masave. Njëherësh do të shohim si është edhe gjendja në rajon, në Shqipëri, Maqedoni, Mali të Zi, Serbi dhe qytetarëve tanë ti mundësohet lëvizje më e lehtë”, ka deklaruar ministri Zemaj, duke theksuar se kushtet eventuale për kalimin e kufijve do të vendosen në bashkëpunim me profesionistët dhe duke u bazuar në situatën epidemiologjike.

Autoritetet e të dyja vendeve, për shkak të pandemisë, kanë vendosur kufizime për lëvizjen e qytetarëve duke lejuar qarkullimin vetëm me test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë.

Ky test tregon nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Kjo vlen edhe për kalimet transit mes dy vendeve. Të dyja vendet lëvizje të lirë për momentin kanë vetëm me Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka 15.293 persona të diagnostikuar me COVID-19, prej tyre 12.754 janë shëruar, 634 kanë vdekur kurse 1905 persona ende janë aktiv. Në nivel të shtetit janë kryer 160.180 teste.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë arrin në 14,301. Prej tyre, gjithsej 568 pacientë kanë humbur jetën dhe 10,782 janë shëruar. Aktive vazhdojnë të mbeten edhe 2,951 raste.

HOME NEWS

Recent Posts

  • Ne po e quajmë këtë stërvitje “Adoleshentët e eksituar!” – Komediani Celeste Barber rikrijon në mënyrë gazmore videon e stërvitjes së çuditshme të gruas së Alec Baldwin
  • Simbolika e fshehtë e Edi Ramës dhe Alex Sorosit me kapotën bosh në vilën e Enverit
  • Einxhel: ‘A do këndonin Aurela, Sinani, Flori në stadiumin e Athinës?
  • Bledi Mane poston foton me Borën
  • Kiara mbërrin në Shkodër, a u takua me nënën e Luizit dalin pamjet (VIDEO)
June 2023
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
« May    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT