Aktorja shqiptare e serialit O sa mire dhe modelja e njohur, Arta Nitaj, duket se nuk ka mbaruar akoma pushimet.




Edhe pse është mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka treguar se po shijon disa ditë në Palasë, në jug të Shqipërisë.
Bukuroshja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, ka publikuar disa fotografi të reja në bikini.
Bukuroshja Arta Nitaj
Në fakt, zeshkania ndau një postim me tri poza të ndryshme përmes të cilave ka ekspozuar linjat e bujshme trupore.
Për këto imazhe provokuese, Nitaj mori pëlqime e komplimente të shumta nga miqtë dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.