Ky ushtrim mund të zbulojë shumëçka për kondicionin tuaj
‘Burpee’ përbëhet nga disa lëvizje të bëra njëra pas tjetrës. Fitnesi i sotëm është sfidë sa shpejt mund t’i bëni 20 një pas një?
Këtë ushtrim mund ta bëni edhe në shtëpi, ndërsa do t’jua zbulojë sa ju janë të fortë muskujt dhe sa kondicion keni.
Si bëhet ushtrimi?
Nga pozita në të cilën zakonisht bëni galiç apo nga pozita në këmbë kaloni në pozitën për pompa.
Lëshoni trupin në pozitë pompash apo plotësisht në dysheme dhe kthehuni në pozitë pompash dhe nga ajo pozitë kërceni dhe kthehuni në pozitën fillestare me kërcim.
‘Burpee’ ka prejardhje nga ushtria dhe konsiderohet që është ushtrim i shkëlqyeshëm për djegie të yndyrave.
Ky ushtrim përfshin kërcimin, shtrirjen e muskujve, shpejtësinë, djegien e yndyrës dhe zakonisht për të thuhet si për ushtrimin i cili angazhon të gjithë muskujt.