Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Hipоtеzаt sе çfаrë mund të jеtë аrmаtimi sеkrеt i SHBА’së

Posted on by admin

Janë pasioni i tij, por jo vetëm. Mjete të jashtëzakonshme që mund të ndryshojnë ekuilibrat. Donald Trump, në bisedat e gjata me gazetarin Bob Woodward për librin “Rage”, ka treguar për ekzistencën e një sistemi të ri nuklear për të cilin askush nuk ka dëgjuar më parë. “Kam ndërtuar një sistem nuklear… një armë që askush nuk ka dëgjuar më parë në këtë vend. Kemi diccka që nuk është parë dhe dëgjuar. Kemi diçka që Putin e Xi nuk e kanë dëgjuar më parë. Ajo që kemi është e pabesueshme”, ka zbuluar Trump për gazetarin. Dhe reporteri, përmes burimeve të tij në Pentagon ka marrë disa konfirmime.

“Sekreti” vuri menjëherë në lëvizje një zinxhir interpretimesh, ku specialistët kanë formuar hipoteza. Interesante ato që u shfaqën në blogun “The War Zone”, ku u përpoq t’u jepnin përgjigje pyetjeve. Në vend të parë – shkruajnë Joseph Trevithick dhe Tyler Rogoway — është koka bërthamore W93 e cila duhet pajisur në raketën ndërkontinentale Trident D5, e vendosur në nëndetëse, një nga përbërësit kryesorë të arsenalit. Këtë gjë e mendon dhe një tjetër ekspert, megjithatë ai thotë se kjo është zhvilluar në periudhën 2018-2019.

Pastaj janë projektet për bombarduesin me karakteristikat e Stealth B 21 Raider, pajisjen bërthamore B61-12, një transportues i ri ajror me rreze të gjatë që ka të instaluar një armë – gjithnjë atomike – hipersonike. “Kandidatët” nuk mungojnë, ashtu siç nuk mungojnë fondet për të rritur potencialin në teatrot gjithnjë e më kompleksë nga Perëndimi në Lindje.

Është edhe mundësia e diçkaje vërtet top secret, edhe pse në këtë pikë ka pasur një shkelje të vogël. Një super armë e panjohur, diçka që e kanë parë vetëm pak “sy”, ndër ta edhe sytë e presidentit, ndoshta në terma gjenerikë. Ndoshta ky detaj i shpëtoi, ose e bëri qëllimisht për të përforcuar mesazhin e tij të zakonshëm të komunikimit: me mua Amerika do të jetë sërish e madhe dhe do të ketë aparate gjithnjë e më të mëdha. Në përleshjet e tij publike, me ndërhyrjet në Twitter, The Donald ka lartësuar kapacitetet e Pentagonit dhe i ka paralajmëruar kundërshtarët për pasojat. Ka cituar potencialin e madh për të paralajmëruar koreano-veriorin Kim, me të cilin ka një raport të përbërë me tensione dhe gjeste miqësore. Ka postuar një foto të një testi të dështuar iranian duke mos përjashtuar mundësinë që pati një kabotazh, ndoshta një akt lufte kibernetike të inteligjencës amerikane. Ka paralajmëruar, gjithnjë me foto, gjeneralin iranian Qasem Soleimani, i vrarë më pas nga një sulm me drone amerikane në Bagdad. Shfaqje verbale – por që janë të lidhura me ngjarje reale – të cilat janë reflektuar mbi konkurrentët.

Vladimir Putin nuk ka mbetur pas, me referimet e një shty gjysme duzinë projektesh: super droni, raketa Burevestnik, bërthamorja Avangard, një nëndetëse e re e shumë të tjera. Ndërsa kinezët kanë këmbëngulur në kundërmasat për të zhdukur transportuesit e avionëve, ndërsa lider i Koresë së Veriut në çdo paradë reklamon prodhimet e luftës dhe ka ndërmarrë një sërë testesh.

Provokime, të cilave shefi i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj njëherë me frazën e famshme: “Butoni im bërthamor është më i madh se yti”.

Një shënim i fundit i takon Woodward. Në autobiografinë dedikuar George Bush jr tregon për një plan tjetër sekret, një sistem i sofistikuar të integruar mes inteligjencës/forcave speciale speciale/avionëve për të ndjekur militantët në Irak dhe e çuar përpara nga Task Force 77.

Referuar asaj që u publikua në Washington Post, Trump i zbuloi këto të dhëna në një nga 18 intervistat që Presidenti i dha Bob Woodward, i cili është një nga emrat më të vlerësuar të gazetarisë amerikane, i njohur për faktin që zbuloi skandalin e Watergate, së bashku me kolegun e tij Carl Bernstein./Corriere della Sera

Argëtim HOME

Recent Posts

  • Ne po e quajmë këtë stërvitje “Adoleshentët e eksituar!” – Komediani Celeste Barber rikrijon në mënyrë gazmore videon e stërvitjes së çuditshme të gruas së Alec Baldwin
  • Simbolika e fshehtë e Edi Ramës dhe Alex Sorosit me kapotën bosh në vilën e Enverit
  • Einxhel: ‘A do këndonin Aurela, Sinani, Flori në stadiumin e Athinës?
  • Bledi Mane poston foton me Borën
  • Kiara mbërrin në Shkodër, a u takua me nënën e Luizit dalin pamjet (VIDEO)
June 2023
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
« May    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT