Pasuria totale e njerëzve më të pasur në botë është zvogëluar me 44 miliardë dollarë. Sipas indeksit të Bloomberg, njeriu më i pasur në planet, Jeff Bezos, kishte rënien më të madhe të pasurisë, duke humbur 9 miliardë. Ai ndiqet nga Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, të cilët humbën 8.5 miliardë dollarë dhe 4.2 miliardë dollarë, ndërsa Bill Gates humbi 2.9 miliardë dollarë.
Megjithëse janë të gjithë 4 miliarderë me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dhe Jeff Bezos vlen mbi 200 miliardë dollarë, ju mund ta imagjinoni se sa do të kishin pa këto humbje.