Para pak minutash në redaksinë e portalit InfoShqip ka aritur një video ku shihen një grup huliganësh maqedonas në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit të cilët borohorasin “Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”.
Por përderisa ato po brohorisnin kanë kaluar një kolonë dasmorësh shqiptar me flamura kuq e zi mbi makina dhe disa nga to zbresin dhe ju afrohen huliganëve maqedonas por në ato momente huliganët maqedonas ja mbathin nga frika.
Nuk është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë pasi vetëm disa ditë më parë një skenë e këtillë ndodhi në qendër të Shkupit ose më saktë në sheshin “Aleksandri i Madh.
Por fatkeqsisht përkundër pamjeve që po qarkullojnë autoritetet nuk po marrin masa dhe nga gjitha këto raste anti shqiptare akoma nuk ka asnjë të arrestuar.