Ndërsa makinat bëhen më të përparuara teknologjikisht, pronarët e tyre duket se po lëvizin në drejtim të kundërt evolucionar.
Megjithëse Tesla paralajmëron që sistemi i tyre gjysmë-autonom i drejtimit nuk është krijuar për t’u përdorur pa mbikëqyrjen e një shoferi i cili në rast të rrethanave të paparashikuara duhet të marrë kontrollin në të njëjtën kohë, disa pronarë e injorojnë këtë paralajmërim, ndërsa të tjerët duke gjykuar nga nuk janë mirë të informuar.
Kështu, një pronar i Model X filmoi pjesën e brendshme të automjetit të tij nga sedilja e pasagjerit përpara, ndërsa makina po udhëtonte në autostradë me ndihmën e autopilotit, duke anashkaluar automjetet e tjera, dhe vendi i shoferit ishte bosh.