Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Cila shenjë do notojë në fat e begati për këtë muaj

Posted on by admin

Peshqit
Janë në vendin e 12-të sepse do të merren edhe këtë muaj me çështjet ekonomike dhe erotike. Nuk do të merren në mënyrë të qetë apo të balancuar, por do të përdorin luftën dhe agresivitetin. Në natyrën e Peshqve duket sikur agresiviteti nuk është shumë i madh, por nganjëherë nxjerrin një natyrë të dytë që mund të jetë shumë e fuqishme. Në çështjet ekonomike do ketë shumë luftë për t’i arritur gjërat. Dashuria po ashtu dhe shëndeti pak i lodhur.

Luani
Çështje shumë shumë të rëndësishme karriere dhe familjare do të dalin në pah gjatë muajit Tetor dhe do të jenë të mira. Do të jenë ekspresivë, me energji të plotë për të arritur qëllimet e tyre, do duan të udhëtojnë, të japin mesazhe të fuqishme. Kanë plane dhe do të riskojnë me strategji lufte. Dashuria do të jetë e mirë, e ëmbël, familjare dhe me çështjet e pronësive mund të shkojnë mirë, aty do të fitojnë.

Dashi
Janë në këtë pozicion sepse do të kenë një muaj antagonist. Do të jetë i gjithë muaji përballë shenjës së tyre dhe duhet të luftojnë me të tjerët për të ruajtur pozicionin e tyre. Shëndeti tyre mund të vihet në provë rreth muajit Tetor. Do të finalizojnë një marrëdhënie të bukur, por që ngelet e fshehtë dhe pasiononte.

Binjakët
Janë në një vend të mirë deri diku. Portreti i tyre në jetën sociale do të marrë një formë të plotë rreth datës 13. Duhet të kenë kujdes të punojnë mirë veten e tyre, marrëdhëniet me të tjerët dhe të mos bëjnë gafa sepse në mes të muajit marrin një vulë në jetën sociale. Në dashuri do të kenë konflikte.

Bricjapi
Do jenë pak të ftohtë në këtë fillim muaji, por në ditët në vazhdim do të ndryshojnë dhe mund të dalin pak nga kornizat e tyre të rrepta. Shëndeti do të përmirësohet dukshëm. Paratë do të jenë të kënaqshme.

Demi
Janë në këtë pozicion për shkak të planetëve që futen në shenjën e tyre dhe do t’i thërrasin për gjëra të mira. Do kenë një muaj aktiv dhe dashuria do të jetë pasiononte. Për sa i përket parave, do të vijnë nga bashkëpunimi me të tjerët. Kujdes nga aksidentet në ambientet e punës.

Gaforrja
Janë në këtë pozicion pasi figura e tyre do të vihet në provë në mes të muajit Tetor, kur hëna e plotë do të jetë në shtëpinë e dhjetë të tyre, në shtëpinë e karrierës, famës dhe pushtetit. Kjo hënë e plotë në Dash ose iu jep gjithë famën që kanë kërkuar ose e gjithë kjo mund të jetë një shumë zhurmë për asgjë. Për sa i përket shëndetit, do të jenë potentë, pasi do të jenë erotikë. Thonë dhe mjekët nëse je erotik dhe ke ndjenja nuk ke probleme shëndetësore. Duhet të bëjnë kujdes në marrëdhëniet familjare pasi do të jenë nervozë.

Peshorja
Duhet të fillojnë të ekuilibrojnë mirë gjërat. Një person që nuk përshtatet me natyrën e tyre do t’i fusë në rivalitet dhe do t’i nervozojë. Paratë do jenë shumë mirë. Dashuria presupozohet të jetë e mirë. Ndikimi i personave që nuk i dëgjojnë mund t’i bëjë pak të mefshtë në momente të caktuara.

Akrepi
Janë në këtë pozicion që të ruajnë optimizmin. Disa akrepë i kanë mbivlerësuar forcat dhe mundësitë e tyre dhe mund të kenë bërë gabime të mëdha në çështjet ekonomike. Do kenë një muaj shumë të mirë erotik. Do kenë përmirësime me shëndetin, po kundërshtimet do t’i lodhin pak.

Virgjëresha
Do marrin lajme dhe mesazhe shumë të mira, do takojnë njerëz dhe mes tyre do të kenë edhe romanca. Do kenë projekte me strategji të mirë. Shëndeti nuk është problem për ta. Do jenë aktivë, sulmues dhe do kenë edhe shpenzime.

Shigjetari
Janë në këtë pozicion sepse presupozohet të rregullohen dhe të marrin ato që iu takon, por duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Largohen problemet që mund të kenë pasur me shëndetin dhe nuk do të kenë më probleme. Kanë pasur probleme ekonomike, por do të çlirohen edhe nga kjo çështje.

Ujori
Janë në vendin e parë sepse në jetën sociale do të dalin kalorësiakë, me nder dhe në karrierë do të bëjnë emër dhe do të lehtësohen ekonomikisht. Këtë muaj ujori mund të vendosë për fejesa, martesa dhe punë shumë të rëndësishme. Kujdes me çështjet ligjore dhe ato me jashtë. Shëndeti dhe dashuria do të jenë shumë mirë.

Argëtim HOME

Recent Posts

  • Ne po e quajmë këtë stërvitje “Adoleshentët e eksituar!” – Komediani Celeste Barber rikrijon në mënyrë gazmore videon e stërvitjes së çuditshme të gruas së Alec Baldwin
  • Simbolika e fshehtë e Edi Ramës dhe Alex Sorosit me kapotën bosh në vilën e Enverit
  • Einxhel: ‘A do këndonin Aurela, Sinani, Flori në stadiumin e Athinës?
  • Bledi Mane poston foton me Borën
  • Kiara mbërrin në Shkodër, a u takua me nënën e Luizit dalin pamjet (VIDEO)
June 2023
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
« May    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT