Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga 1 janari 2021 viza online ETIAS

Posted on by admin

Bashkimi Evropian rikthen vizat, por bëhet fjalë për një vizë formale online e quajtur ETIAS për hyrjen e qytetarëve të 60 shteteteve në zonën Shengen.

Si pjesë e këtij sistemi është edhe Maqedonia e Veriut. Të gjithë qytetarët e saj nga 1 janari i vitit 2021 që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen me këtë sistem të ri të vizave.

Ky program i quajtur sistemi i autorizimi dhe informacionit elektronik të udhëtareve ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Europian.

Programi i quajtur ETIAS konstiston në faktin që qytetarët e 60 shteteve që duan të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, do të duhet të plotësojnë një formular online, që merr vetëm 15 minuta kohë, nëpërmjet një telefoni celular, kompjuteri ose tableti.

Në këtë formular, udhëtarët do të duhet të japin detaje për udhëtimin e tyre, ku përfshihen të dhënat për shëndetin dhe sigurinë, si psh të dhënat se a kanë qenë të dënuar apo kanë pasur vepra të rënda kriminale.

Sistemi ETIAS, kërkon që të gjitha informacionet të jetë në besueshme, pasi çdo e dhënë në formular do të kontrollohet bazuar në të dhënat e databazës së bashkimit europian, siç është Interpoli apo Europoli.

Në të kundërt, aplikimi do të refuzohet dhe udhëtarët do të duhet që të riaplikojnë duke dhënë të dhënat e tyre të sakta. Për çdo aplikim paguhet një shumë e vogël parash përmes një karte bankare.

Secili që siguron autorizimin duhet të ketë një kopje të formularit të miratuar, gjatë hyrjeve apo edhe pranë zyrave të emigracionit të vendeve Shengen.

Ky dokument vize online duhet të sigurohet vetëm nëse udhëtoni për qëllime biznesi dhe turizmi në vendet e BE-së.

Kjo nuk ka të bëjë për qëllime punësimi, pasi për këtë të fundit, udhëtarët do të duhet të aplikojnë për një tjetër vizë. Procesi i marrjes së një autorizimi të tillë për të udhëtuar ne zonën Shengen merr deri në 72 orë kohë, ne raste të vonesave apo pushimeve zyrtare.
Etias, do të jetë e vlefshme për tre vite, ku mbajtësi i saj do të mund të qëndrojë në vendet Shengen 90 ditë, brenda një periudhe prej 6 muajsh.

HOME NEWS

Recent Posts

  • Ne po e quajmë këtë stërvitje “Adoleshentët e eksituar!” – Komediani Celeste Barber rikrijon në mënyrë gazmore videon e stërvitjes së çuditshme të gruas së Alec Baldwin
  • Simbolika e fshehtë e Edi Ramës dhe Alex Sorosit me kapotën bosh në vilën e Enverit
  • Einxhel: ‘A do këndonin Aurela, Sinani, Flori në stadiumin e Athinës?
  • Bledi Mane poston foton me Borën
  • Kiara mbërrin në Shkodër, a u takua me nënën e Luizit dalin pamjet (VIDEO)
June 2023
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  
« May    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT