Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Europa e Kosovës

Posted on by admin

Njëmbëdhjetë biznese e kanë emrin me “EURO…” përgjatë magjistrales Ferizaj-Prishtinë. Po t’i bëhet një përllogaritje e thjeshtë rrugës prej rreth tridhjetë kilometrash – matur nga hyrje-daljet e dy qyteteve – i bie se nuk mund t’i përshkoni as tri kilometra pa jua rrokur syri anash ndonjë reklamë me “EURO…” Veprimtaritë janë të turlifarshme. Prej pompave të benzinës e pjesëve të makinave deri te fabrikat e betonit apo të dyerve e dritareve. Më e reja është “EURO….” që merret me tregtim të materialeve të tekstilit.

Eurolind Rekaj përditë hipën e zbret nga autobusi në stacionin afër njërës prej tyre në fshatin Prelez i Muhaxherëve në Ferizaj.

“Emrin ma ka lënë babai”, tregon Eurolindi, gjimnazist i shkencave shoqërore në qytetin e rrafshët me zhvillimin më të hovshëm tregtar pas luftës. “Ka dashur që emri të jetë me – u, Eurolind”, shton rioshi.

Në mediat e shkruara të Kosovës, ndryshe nga ato të Shqipërisë, Evropa nuk shkruhet me “u” (Europë), por me “v” (Evropë). Por, ndryshon edhe procesi i integrimit evropian i dy shteteve shqiptare.

“Evropianëve të rinj” të Kosovës ende u kërkohet pritja disamujore në rrugë para ambasadave evropiane për vizë në vendet e Bashkimit Evropian. Jo edhe qytetarëve të shteteve të rajonit.

Më Evropë se Evropa!

Pavarësisht se të fundit në rrugëtimin drejt “Evropës” – sikurse shumëkush në Kosovë i referohet gabimisht BE-së, sikur të mos ishim as gjeografikisht pjesë të kontinentit – shqiptarët e Kosovës janë populli më pro Bashkimit Evropian. Në listën e bizneseve të regjistruara qindra syresh janë me emra të ndryshëm, por që krejt nisin me “EURO…”. Aktive e të shuara. Mijëra dokumente zyrtare me “Euro” shfaqen në uebfaqen “biznesetehapura.com”.

Ismet Rexhepi, pronar i “EUROGOMËS”, thotë se dy ishin arsyet që ia mbushën mendjen për emrin.

“Kur e kemi nisur biznesin kam qenë i vetëdijshëm që në atë kohë se gjeografikisht jemi në Evropë – qe ku është Greqia, domethënë ne jemi në Evropë”, thekson Rexhepi, duke treguar edhe të dytën. Biznesore. “Por më shumë kanë ndikuar produktet që kanë qenë të Evropës, sepse atëherë nuk ka pasur lëvizje të lirë tregtare dhe nuk mund të vinin prej Kinës, Malajzisë, Tajlandës, e Zoti e dittë”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

Histori suksesi HOME

Recent Posts

  • Vjeshta, koha më e mirë për të humbur peshë
  • Zgjidh Një Pemë Të Lumturisë Dhe Zbulo Çfarë Do Të Pret Së Shpejti
  • Kush qau e kush qeshi për largimin e Ildës nga ‘Love Island Albania’?
  • Dy shenjat e horoskopit që do të kenë para në vjeshtën e vitit 2023
  • Banjska serbe, dikur shqiptare: manastiri ishte xhami dhe ja kush hoxhë shërbente
September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Aug    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT