Kësaj radhe emisioni “Shqiptarët e Turqisë” ka udhëtuar për në shtëpinë Ruzhdi Reçica-Emigrant në Turqi që nga viti 1958 nga Reçica kanë udhëtuar në Shkup nga Shkupi në Turqi.




”Jetojmë në Stamboll gati qe 60 vjet kemi ikur nga Kosova pasi që serbët na kanë dëbuar. Kur kemi ardhur në Turqi s’kemi ditë as gjuhën as s’kemi ditë gjë, unë kam kaluar 2 herë në një klasë pasi që nuk kuptojsha gjë, por baba ka qenë këtu para nesh dhe ai na ka drejtuar”, tha Reçica.
Reçica tregoj për këtë emisionin se si është ndjere kur është kthyer në Kosovë pas shumë viteve, rrëfim shumë prekës.
Ndërkohë djali i Reçicës Serhat Nishli që është këngëtar, promovon këngën shqipe në Turqi edhe pse nuk di të flas mirë shqip ai këndon shumë bukur dhe e ndjen këngën shqipe sa herë që e këndon, se si këndon ai ju mund ta dëgjoni në videon më poshtë.