Sot janë bërë 23 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, Adrian Krasniqi.




I ndjeri u vra më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe në Kliçin të Pejës. Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, por që iu bashkua UÇK-së kur filloi lufta në Kosovë.
Stacioni i policisë ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.