Ermal Fejzullahu zbuloi se para disa vitesh vuante nga sulmet e panikut.




Këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu është shumë i dashur nga publiku shqiptar për këngët dhe personalitetin e tij miqësor, shkruan lajmi.net.
Sezonën e verës e ka të ngjeshur si këngëtar i dasmave të shumë çifteve, ndërsa në gjithë ato mbrëmje muzikore që ka mbajtur këto vite, ai ka veçuar një rast të vitit 2015.
I ftuar në emision “Prive”, ai ka zbuluar një rast që i ka mbetur në kujtesë, ku kishte pësuar një sulm paniku gjatë një dasme dhe si shkak i tij kishte përfunduar në spital.