Edhe një përkujtues që ajrimi është i rëndësishëm




Superkompjuteri japonez ka treguar se çfarë ka ndikim më të madh në përhapjen e grimcave të virusit, pra ajo është që pikërisht të gjithë jemi më së shumti të ekspozuar në sezonin e ngrohjes.
Në të vërtetë çelësi është lagështia e ajrit, me rrezikun më të madh të jetë hapësira e thatë dhe e mbyllur në muajt e dimrit.
Lagështia e rrezikshme nën 30 për qind
Shkencëtarët kanë shfrytëzuar superkompjuterin Fugaku për të matur modelet e përhapjes dhe trajektoret e grimcave në formë virusi nga personat e infektuar në kushte të ndryshme.
Lagështia e ajrit nën 30% rezulton me sasinë e dyfishtë të grimcave në ajër përkundrejt sasisë në hapësirën me lagështi prej 60% e më tepër.
Studimi gjithashtu ka treguar që strehët nuk janë të efektshme sikur maskat në pengimin e përhapjes së virusit nëpërmjet aerosolëve.
Shkencëtarët kanë zbuluar edhe që rreziku nga infektimi në restorant është më i lartë nëse uleni pranë personit të infektuar, dhe jo përballë tij.




Superkompjuterin Fugaku më herët e kanë përdorur në mënyrë që të zbulonin detajet mbi përhapjen e infektimit nëpër trena, zyre dhe në klasat e shkollave.
Atëherë është treguar që dritaret e hapura në transportin publik rrisin ajrosjen dy deri në tri herë, me çka dukshëm zvogëlohet përqendrimi i mikrobeve të dëmshme.