Antitrupat e COVID-19, proteinat që ndihmojnë njerëzit për të luftuar virusin, zgjasin të paktën 4 muaj. Ky është rezultati i një hulumtimi të gjerë të disa shkencëtarëve nga Islanda.




Rezultatet e këtij hulumtimi janë inkurajuese për përpjekjet për gjetjen e një vaksine, qëllimi i së cilës është të krijojë një përgjigje imunitare të trupit të njeriut në mënyrë që ky i fundit të prodhojë antitrupa për t’u mbrojtur nga virusi.
Autorët e hulumtimit kanë analizuar mbi 30 mijë islandezë, teksa rreth 15 për qind e popullsisë në vend është testuar për koronavirus.
Rreth 90 për qind e personave që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 (afërsisht 2 mijë persona) kanë pasur antitrupa edhe 120 ditë pas infektimit.
Çka është më e rëndësishme, personat të cilët kanë qenë të shtruar në spital me simptoma më të rënda kanë zhvilluar antitrupa më shpejtë sesa rastet më të lehta të infektimit.