



Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama pas deklaratës së këtij të fundit se PS do të fitojë sërisht zgjedhjet.
Basha ka thënë se këto janë deklaratat e një njëriu në panik, teksa shton se është opozita ajo që do të fitojë zgjedhjet.
“Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të një gënjeshtari të kapur në mnëyrë të përsëritur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar. Është çështje kohe dhe opozita do t’i fitojë thellë zgjedhjet. Do ta përdorë për t’i kthyer çdo shqiptari pavarësisht bindjeve politike, shpresën dhe sigurinë për të nesërmen. Për këtë po bëjmë ditë përditë detyrën tonë, duke treguar rrugën e vështirë por plotësisht të mundshme për rikthimin e Shqipërisë në duart e shqiptarëve“, ka thënë Basha.
Më herët kryeministri Rama deklaroi se ai do ti fitonte zgjedhjet edhe nëse do të bëheshin që të dielën.