Khabib Nurmagomedovi, do të ketë një meç të rëndësishëm këtë javë. Mjeshtri i arteve luftarake, do të sfidohet nga amerikani, Justin Gaethje. Meçi do të zhvillohet këtë në shtunë nga ora 20:00.




Khabibi është kampion absolut me 28 fitore dhe asnjë humbje deri tani.
Amerikani Gaethje njihet po ashtu si luftëtar i zoti pasi që nga 24 përballje në karrierë, ka vetëm dy humbje.
Analistët vlerësojnë se Khabibi s’do të ketë fitore të lehtë në përballjen e së shtunës.
Khabibi së fundi kishte humbur babain nga koronavirusi dhe analistët vlerësojnë se ky fakt mund të ndikojë edhe në formën e tij.



