Një rast i rëndë u ka ndodhur dy shtetasve të huaj në kryeqytetin e Kosovës.
Sipas Policisë është raportuar se një taksist përveç që ua ka grabitur telefonat shtetasve të huaj edhe i ka plagosur ata me armë zjarri.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Rasti, i cili po trajtohet si vjedhje grabitqare, ka ndodhur dje rreth orës 13:30 në Prishtinë.Policia është duke e hetuar këtë rast.