Juana Manuela Marroquin ishte vetëm 10 vjeç kur policia i mori jetën babain e saj Pablo Eskobar.




Për vajzën e Eskobarit dihet shumë pak.
22 vjet pasi ndërroi jetë i ati është bërë publike vetëm një foto se si duket “princesha” e kapos.
Kur agjentët ekzekutuan liderin e kartelit të Medelinit, vajza u largua nga vendi së bashku me të ëmën dhe vëllain.
Ata ndryshuan identitet.
Familja e Eskobarit emigroi drej Argjentinës.
E vetmja foto e saj, se si duket në moshën 32 vjeçare , është ajo ku ka dalë pranë vëllait dhe të ëmës.




E përkëdhelura e kapos më të fuqishëm në historinë e narkotrafikut, ka preferuar të mbajë një profil të ulët, madje nuk ka dhënë asnjëherë asnjë intervistë.
Për vajzën e Eskobarit është shkruar një libër nga autori José Alejandro Castaño, me titullin: Mbylli sytë , priceshë” (Cierra los ojos, princesa).
Kjo ishte shprehja që i thoshte gjithmonë i ati.
Thuhet se vajza e kapos jeton e fshehur dhe vuan nga depresioni.




Që prej vitit 1993 nuk kishte asnjë sinjal prej saj.
Pas publikimit të fotos me familjen, vajza ka humbur sërish gjurmët.



