Ditën e sotme ka vdekur në moshë të re aktori i njohur nga Kosova, Shkëlzen Rraci.
Aktori ka humbur betejën me sëmundjen në moshën 44-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij dhe miku i ngushtë aktori Xhelal Haliti.
Ky i fundit ndau një shkrim në Facebook, duke kujtuar momentet dhe projektet në të cilat ishin së bashku.
Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta.
Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë.
Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni . Të pushoftë shpirti në paqe.