Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Gjenden prova të qarta se çka e shkakton kancerin

Posted on by admin

Gjatë viteve, shkencëtarët kanë demonstruar një lidhje të fortë midis konsumimit të mishit të kuq dhe kancerit.

Sidoqoftë, ata ende janë duke i analizuar mekanizmat që e drejtojnë këtë marrëdhënie, shkruan Medical News.

Autorët e një studimi të fundit të publikuar në revistën shkencore “BMC Medicine”, kanë argumentuar se të paktën një pjesë e përgjigjes së kësaj dileme qëndron tek sistemi imunitar.

Të ushqyerit dhe zakonet dietike luajnë një rol të rëndësishëm në një gamë të gjerë të gjendjeve shëndetësore përfshirë këtu diabetin, kancerin, hipertensionin dhe të gjitha sëmundjet kardiovaskulare.

Mishi I kuq dhe mishi I përpunuar kanë marrë një vëmendje në këtë aspekt.

Të dy këto lloje te mishit kanë qenë të përfshirë në rritjen e rrezikut të kancerit, por mënyra se si ata e kanë këtë ndikim ende nuk dihet me siguri.

Gjithsesi, në studimin e fundit shkencëtarët pretendojnë se roli I një acidi të quajtur N-glikilneuraminik(Neu5Gc), është mjaft I rëndësishëm në këtë aspekt.

Neu5Gc është një karbohidrat apo sheqer I pranishëm në produkte të prodhuara nga gjitarë dhe është I pranishëm edhe në mishin e kuq dhe qumështin e lopës.

Ai gjendet shumë pak edhe në disa lloje të peshqve por jo tek shpendët.

Njerëzit nuk mund ta sintetizojnë këtë karbohidrat por kur e konsumojmë, sasi të tij akumulohen në sipërfaqe të qelizave.

Kur qelizat imune hasin këtë material “johuman”, prodhohen antitrupa në shenjë mbrojtjeje.

Si rezultat, ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre antitrupave nxit inflamacionin dhe kancerin tek njerëzit.

Pra, në këtë studim është demonstruar një lidhje në mes të niveleve të antitrupave Neu5Gc në qarkullim dhe rrezikut të kancerit kolorektal.

“Për vite me rradhë është tentuar të gjendet lidhja në mes të konsumimit të mishit të kuq dhe kancerit kolorektal, dhe më në fund ne e realizuam atë.

Duke përdorur të dhëna nga 16.149 të rritur ne arritëm të gjejmë lidhjen molekulare në mes te mishit dhe sëmundjeve siç është kanceri”, tha Dr Veder Padlet, autor I studimit nga Universiteti Tel Aviv në Izrael.

Tani shkencëtarët duke kombinuar njohuritë e mëparshme dhe të dhënat e siguruara nga studimi I ri, thonë se kjo teori është bërë më e forte, pra: Konsumimi i produkteve të gjitarëve, të tilla si mishi I kuq dhe qumështi rrisin sasinë e Neu5Gc në sipërfaqet e qelizave.

Nga ana tjetër, kjo rrit nivelin e antritrupave qarkullues anti-Neu5GC, dhe si rezultat shkaktohet inflamacioni qelizor, I cili jo rrallë herë përfundon me kancer.

HOME Shëndeti

Recent Posts

  • Për Taynan tani vjen vera, sjellë poza provokuese nga Ibiza
  • Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj ‘sheik’ për të në një ditë
  • Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë – Dua Lipa flet për revistën e njohur
  • U tha se janë përplasur gjatë xhirimeve, regjisori i ‘Në Kuadër të Dashurisë’ flet për raportin Olta-Luiz
  • Të dashuruarit e fundjavës: Tri shenjat e horoskopit do të kenë shumë fat në dashuri këtë fundjavë
September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Aug    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT