Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Brenda burgut të Speciales ku po mbahet ish-presidenti Thaçi dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së…

Posted on by admin

Shtatë ish-udhëheqës politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata akuzohen për një sërë veprash, nga ato për frikësim të dëshmitarëve që rëndojnë mbi ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës e deri ta vrasjet dhe trajtimin mizor të njerëzve, për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK-së si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa.

Objekti i Paraburgimit i Gjykatës Speciale ndodhet në kompleksin e burgut Haaglanden në Hagë. Ky byrg është unik në Holandë dhe i vetmi ku për të paraburgosurit ofron 24 orë në ditë dhërbime të trajtimit fizik dhe psikiatrik. Haaglanden është i vendosur në Scheveningen dhe mund të strehojë rreth 200 të persona.

Përmes një video-storie të publikuar në web-faqen e këti burgu në internet, është paraqitur puna e përditshme disa punëtorëve të këtij burgu. Në Qendrën Psikiatrike të Burgjeve bëhet kujdesi dhe trajtimi i të burgosurve me probleme psikiatrike, ndërsa në pjesën tjetër të institucionit, Qendrën Gjyqësore për Kujdesin Somatik ofrohet kujdes mjekësor.

“Unë quhem Edith. Kam 20 vjet që punoj këtu në Qendrën Gjyqësore të Kujdesit Somatik. Shpesh njerëzit kanë ankesa psikologjike, por në parim ne mund të kujdesemi për të gjithë këtu”, është shprehur një infermiere.

“Dallimi lidhur me punën në këtë institucion dhe si infermiere në spital është se ju keni mbikëqyrje të vazhdueshme këtu dhe kjo gjithashtu të jep një ndjenjë shumë të sigurt”, ka thënë ajo.

Wilbert, oficer i sigurisë në këtë burg ka thënë se për të “gjëja më e rëndësishme është ruajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë për stafin, të paraburgosurit dhe vizitorët”.

Ndërsa një psikolog i këtij paraburgimi, ka treguar po ashtu sfidat lidhur me punën e tij të përditshme në këtë burg.

“Emri im është Björn, unë punoj këtu si koordinator i trajtimit dhe psikolog. Këtu gjenden njerëz me probleme komplekse psikiatrike të cilët nuk kanë qenë në gjendje të mbijetojnë në shoqëri ose të cilët gjithashtu janë ndaluar në klinikat e shëndetit mendor. Kur njerëzit hyjnë këtu, ata shpesh janë paksa të hutuar, shpesh janë thjesht në krizë ose duke u përballur me krizë psikiatrike. Ne në fakt përpiqemi t’ua sqarojmë sa më shpejt që të jetë e mundur kur ata janë këtu se çfarë po ndodh me ta dhe pastaj të shohim se për çfarë trajtimi kanë nevojë”, është shprehur ai.

Sipas rregullave të brendshme të burgut Haaglanden, vizitat për personat që mbahen në këtë objekt janë një orë në javë.

Të paraburgosurit dhe ata që vizitojnë këto qendra të shëndetit brenda burgut, kalojnë disa kontrolle në hyrje-dalje që nisin përmes biometrisë me skanimin e gishtit.

Këto qendra të shëndetit ofrojnë terapi të ndryshme për pacientët. Për shembull: të ushtrojnë, psikoterapi, terapi muzikore, krijuese, etj.

Por për trajtimin që po ua bëjnë pjesëtarët e sigurisë të Gjykatës Speciale janë ankuar në paraqitjet e tyre të para dy ish-krerët e UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale nuk ka pasur vërejtje për trajtimin ndaj tij. Për dallim nga dy ish-bashkëluftëtarët e tij, Selimi ka thënë se i kupton rregullat dhe s’ka vërejtje në këtë aspekt.

“Unë i kuptoj rregullat për të ardhur deri këtu, prandaj nuk ka diçka që mund ta nxjerr si vërejtje”, tha Selimi.

Ndryshe nga Selimi, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi janë ankuar të hënën në paraqitjet e tyre të para para Gjykatës Speciale për trajtimin e keq që thanë se po ua bën institucioni që u themelua me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi, që u paraqit i pari para Speciales nga katër ish-krerët e UÇK-së që u përfshin në një aktakuzë të përbashkët, u shpreh i mllefosur me trajtimin që iu bë. Ai tha se vetë nuk e ka trajtuar asnjëherë askënd në atë mënyrë.

“Unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa e si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. E theksoj, kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa David Hooper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi u shpreh i shqetësuar për reputacionin e klientit të tij, ndërsa e vlerësoi të turpshëm transferimin e Thaçit me pranga në duar nga objekti i paraburgimit deri në sallën e gjyqit.

“Shpresoj që me kalimin e kohës reputacioni i këtij personi të vihet në vend. Ishte për të ardhur turp që e pashë me pranga”, tha avokati Hooper.

Të martën, Gjykata Speciale e ka arsyetuar sjelljen e pjesëtarëve të sigurisë së këtij institucioni në raport me dy ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se ndjekin standartet më të larta ndërkombëtare për trajtimin e të paraburgosurve.

Histori suksesi HOME

Recent Posts

  • Për Taynan tani vjen vera, sjellë poza provokuese nga Ibiza
  • Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj ‘sheik’ për të në një ditë
  • Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë – Dua Lipa flet për revistën e njohur
  • U tha se janë përplasur gjatë xhirimeve, regjisori i ‘Në Kuadër të Dashurisë’ flet për raportin Olta-Luiz
  • Të dashuruarit e fundjavës: Tri shenjat e horoskopit do të kenë shumë fat në dashuri këtë fundjavë
September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Aug    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT