Skip to content
Menu
Friday
  • HOME
  • Style
    • Moda
    • Street style
    • Kujdesi dhe mirëmbajtja
  • Argëtim
    • Music
    • Filma
    • Të famshëm
    • Burri në sytë e gruas
  • Kariera
    • Luks
    • Makina
  • Këshilla Biznesi
    • Histori suksesi
    • Travel Guide
  • SPORT
    • Sport News
    • Fitness
  • Ushqim
    • Udhëzues gatimi
    • Pije
  • NEWS
  • Privacy Policy
Friday

Ushtria shqiptare do të blejë armatim nga SHBA

Posted on by admin

Në tre vitet që vijnë, krahas bazës së Kuçovës e cila do të vihet në dispozicion të avionëve të NATO-s, Shqipëria do të ketë edhe pajisje të reja me raketa dhe dronë. Në dokumentin e siguruar nga Tirananews.al, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Prof. Assoc.

Bajram BEGAJ shprehet se në vitet 2020-2023, do të intensifikohet modernizimi i FA duke investuar në sisteme, pajisje dhe infrastrukturë. “Kompletimi i njësive të deklaruara në NATO me sisteme të ndërveprueshme identifikimi do të ecë paralel me përmirësimin e kapaciteteve të kërkuara për vëzhgimin e hapësirës tokësore (përfshi sistemet e fluturimit pa pilot (UAV), detare dhe ajrore të RSH, për të garantuar monitorimin e hapesirës, sigurinë e informacionit, transmetimin e të dhënave dhe menaxhimin e dokumenteve, në përputhje me zhvillimet teknologjike”, thuhet në dokument.

Plani parashikon që Forcat Ajrore (FA) do të modernizohen dhe fuqizohen me helikopterë Black Haëk, dhe Ground Based Air Defence (GBAD). “Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore (SIVA) do të vijojë të integrohet në Sistemin e Integruar të Mbrojtjes Raketore dhe Ajrore të NATO-s (NATINAMDS) për të siguruar vëzhgim të pandërprerë dhe shkëmbimin e pamjes ajrore për vendin dhe Aleancën. Gjithashtu, do të përmirësohen sistemet e komunikimit tokëajër-tokë, pajisjet speciale për ekuipazhet fluturuese dhe për mirëmbajtjen e helikopterëve. Forca Ajrore do të ndjekë dhe koordinojë zbatimin e projektit të NATO-s, për shndërrimin e Bazës Ajrore në Kuçovë në një Bazë të Dislokueshme Taktike në dispozicion të NATOs, por edhe për përdorim kombëtar”, thuhet më tej.

Sipas këtij dokumenti që po publikon faktor.al, prioritet do të jetë forca tokësore, me fokus grup-batalionin e këmbësorisë së lehtë, elementët e tij mbështetës dhe njësitë e tjera të deklaruara në NATO. “Nisur nga parimi i një seti të vetëm forcash, batalioni i dytë i këmbësorisë, si elementi kyç i grup-batalionit, krahas plotësimit me personel dhe intensifikimit të stërvitjes, do të kompletohet me pajisje, armatim dhe teknikë, për rritjen e fuqisë së zjarrit, lëvizshmërisë dhe mbrojtjes së trupave, për të qenë i gatshëm për pjesëmarrjen në operacionet e Aleancës. Programet e modernizimit në FARSH, do të përmirësojnë armatimin e lehtë, pajisjet individuale të ushtarit, mbështetjen me zjarr indirekt, sistemet e komunikimit taktik, pajisjet e zbulimit, pajisjet speciale për kushte ekstreme moti dhe terreni, pajisjet mjekësore dhe pajisjet e mbrojtjes individuale e kolektive ndaj ADM, krahas investimeve në infrastrukturën e jetesës dhe stërvitjes”.

Ndërkaq, oficerët do të titullohen pas arsimimit kryesisht në AFA apo në vendet Aleate, kurse nënoficerët do të përzgjidhen midis ushtarëve/detarëve më të mirë pas përgatitjes në institucionet përkatëse arsimore.

HOME NEWS

Recent Posts

  • Për Taynan tani vjen vera, sjellë poza provokuese nga Ibiza
  • Britanikja tregon se sa para shpenzon burri i saj ‘sheik’ për të në një ditë
  • Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë – Dua Lipa flet për revistën e njohur
  • U tha se janë përplasur gjatë xhirimeve, regjisori i ‘Në Kuadër të Dashurisë’ flet për raportin Olta-Luiz
  • Të dashuruarit e fundjavës: Tri shenjat e horoskopit do të kenë shumë fat në dashuri këtë fundjavë
September 2023
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Aug    

©2023 Friday | Powered by WordPress & Superb Themes
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT