Kryeministri Edi Rama i ka dhënë zgjidhje pasi “bordi special” ka bërë realitet uljen e çmimit të naftës.
Ish-ministri i infrastrukturës dhe aktualisht sekretari i përgjithshëm i PS-së është i të njëjtit mendim me planin e qeverisë për kursim dhe lëvizjen sa më pak me makinë.
“Unë përdor biçikletë, qytetarët të kursejnë sa më shumë naftën” tha Gjiknuri. Ndërsa deputeti tjeter socialist Fatmir Xhafaj thotë se “Qeveria duhet të marrë masa për rritjen e çmimit të naftës”.