Njerëzit hanë më shumë mish se kurrë më parë dhe për shkak se mishi i pulës është një burim kaq i popullarizuar i proteinave, nuk duhet të habitemi që mbarështuesit e pulave duhet të hedhin më shumë mallra në treg me një ritëm gjithnjë në rritje. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë paguajmë çmimin.
Kompania e re që lançoi Compassion in World Farming synon të edukojë njerëzit rreth vijave të bardha të disa pjesëve të mishit të bardhë. Vijat e bardha janë shenjë se pula kishte një sëmundje të muskujve. Si i tillë nuk është i dëmshëm për t’u ngrënë, por flet shumë për kushtet në të cilat rritet pula.
Ky fenomen ul cilësinë e mishit dhe rrit përmbajtjen e yndyrës me 224 për qind më shumë dhe siç dihet dieta me yndyrë është shkaktari kryesor i sëmundjeve të zemrës.
Sëmundja prek gjithnjë e më shumë pula që detyrohen të rriten më shpejt për të përmbushur normën e peshës së shitjes. Disa pula arrijnë një peshë prej tre kilogramësh në vetëm 47 ditë.